• Panepistimiu 56,Omonia, Athine
  • topchannelgr@yahoo.gr
  • Orari : 24 ore

Në Dhjetor 2004, pas vetëm 5 muajsh nga lindja, DigitAlb u bë një ndër pjesëtare të rëndësishme të fushës së transmetimeve televizive. Duke u përfshirë në transmetime satelitore në mbarë Europën, ai u bë platforma e vetme e re dixhitale në të gjithë kontinentin e vjetër, duke ofruar edhe transmetime tokësore dhe satelitore njëkohësisht. Duke shtuar shërbime dhe cilësi në transmetimet e programeve, DigitAlb ka qenë lider i teknologjisë dixhitale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Europës. Në Dhjetor 2007, DigitAlb u ngrit në nivelin më të avancuar të transmetimeve televizive dixhitale, duke prezantuar HDTV – High Definition Television, që ofron përcjelljen më të përshkëlqyeshme të detajeve të figurës. Gjithashtu, ai shtoi 6 kanale tematike të rinj në cilësi dixhitale.

 

X